Selmanaj: Dyshojmë që edhe Osmani, Kurti dhe Gërvalla janë të përfshirë në skandalin “Martingate” (VIDEO)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, ka thënë në emisionin Rubikon në Klan Kosova se dyshon se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nuk është i vetën në skandalin “Martingate”.

Ai tha se dyshon se në këtë skandal janë të përfshirë edhe krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

“Po del që edhe figurat tona më të larta shtetërore në mënyrë direkte ose indirekte kanë lidhje. A kanë lidhje me paratë? A kanë lidhje me agjendën politike të tij? A kanë lidhje me agjendat politike të vendeve fqinje? Këtë nuk e dimë sepse është një proces që drejtësia do ta zbardh”, tha Selmanaj.