Fëmijë të vegjël në Shqipëri kanë nderuar të madhin Gjergj Kastrioti – Skënderbeu me himnin kombëtar.
Ata i kënduan heroit të tyre në përvjetorin e 555 të vdekjes të tij.
Kjo që u praktikua të martën, u kthye në vendim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai nëpërmjet rrjetit social Facebook, tregoi se këndimi i himnit do të bëhet obligativ çdo javë në të gjitha shkollat.
Historinë e rëndësishme të Skënderbeut nga Lezha e kujtoi edhe i pari i shtetit të Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Gjergj Kastrioti është heroi ynë kombëtar, sepse ne i jemi mirënjohës për luftën, përpjekjet, suksesin, dhe shembullin. E shqiptarët dinë të jenë mirënjohës”, tha Begaj.
Tutje tha se Gjergj Kastrioti është një nga emrat më të rëndësishëm të historisë shqiptare, e edhe evropiane. /Klankosova.tv