Ish-diplomati i Kosovës, Ramadan Gashi, ka përkujtuar me fjalët më të mirat akademiken e ndjerë, Edi Shukriu.
Gashi, në Edicionin Special në Klan Kosova, teksa ka ngushëlluar familjen dhe kombin thotë se Shukriu ishte personalitet i shquar i kalibrit ndërkombëtar.
“Edi Shukriun e kam njohur që nga vitet e 90-ta kur alternativa shqiptare ishte bashkuar rreth presidentin Rugova për të përcjellur kërkesat legjitime të popullit të Kosovës pranë institucioneve ndërkombëtare e sidomos në Bashkimin Evropian”.
“Aftësia e saj profesionale, shkencore dhe politike i mundësonte asaj të komunikonte me botën e jashtme sidomos në gjuhën frënge dhe meqenëse Brukseli dhe Parisi ishin qendrat relevante ku adresonim kërkesat tona – ka pasur të bëjë shumë edhe me UNESCO-n dhe në këtë aspekt e kujtoj përherë”.
Gashi, mes tjerash, tha se Shukriu përfaqësoi denjësisht Kosovën në UNESCO me artefakte të shumta dhe dosje të kompletuara.