Kompania gjigante e “Microsoft” ka deklaruar këtë të mërkurë se muajt e ardhshëm do të pushojë nga puna 10 mijë punonjës.
Mësohet se këto shkurtime të vendeve të punës vijnë si pasojë e problemeve financiare dhe do të prekin rreth 5% të punonjësve. Po ashtu, pronarët e Facebook, Meta, Amazon dhe Twitter, kanë njoftuar mijëra pushime nga puna në sektorin e teknologjisë.
I pyetur për pushimet nga puna pak përpara njoftimit, CEO i Microsoft Satya Nadella tha se askush nuk mund të sfidojë gravitetin dhe vuri në dukje inflacionin e lartë që po ndikonte në rritjen ekonomike në mbarë botën.
Ende nuk është specifikuar se cilat departamente do të goditen nga pushimet nga puna, por tha se gjigandi i softuerit do të vazhdojë të punësojë në fushat kryesore strategjike, duke thën se inteligjenca artificiale është sektori kyç për rritjen e të ardhurave.
Vala e shkarkimeve në sektorin e teknologjisë është shpërblyer nga tregu i aksioneve që ishte gjithnjë e më shumë i shqetësuar për shpenzimet nga gjigantët e teknologjisë amerikane.
Aksionet e Metës janë rritur me 35% që kur njoftoi 11,000 shkurtime të vendeve të punës më 9 Nëntor dhe aksionet e Amazon u rritën më shumë se 15% që kur u pushuan 18,000 njerëz në fillim të këtij muaji. Microsoft ka aktualisht ka 221,000 punonjës në mbarë botën./tvklan.al