Qyteti i Shkupit ka paraqitur kallëzim penal kundër fabrikës së çimentos “Usje”

Nga qyteti i Shkupit sot informojnë se kanë paraqitur kallëzim penal kundër fabrikës së çimentos “Titan Usje”, në të cilën përgjegjësi përveç asaj ligjore kërkohet edhe nga personi përgjegjës – Boris Hrisafov, i cili si përgjegjës për zbatimin e detyrimeve që dalin nga leja e integruar A e lëshuar nga Ministria e Mjedisit, nuk ka respektuar të njëjtat detyrime sa i përket kufijve maksimalë të lejuar të emetimit të gazeve të dëmshme në ajër.

“Konkretisht, siç thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit, fabrika e çimentos “Titan Usje” gjatë matjeve të kryera më 3 dhe 4 janar ka lëshuar një përqendrim dukshëm më të lartë të grimcave PM10 nga kaldaja për ngrohje që punonin me mazur, në vend të gazit natyror. Domethënë, në vend të maksimumit të lejuar prej 50 mikrogramë/m3, nga oxhaku lëshoheshin 121 mikrogramë/m3 çdo orë.