Rrëzohet helikopteri, vdes ministri i Brendshëm i Ukrainës

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në Kiev të Ukrainës, përfshirë ministrin e Brendshëm ukrainas.

Helikopteri u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh në periferi të Kievit. 2 fëmijë janë në mesin e viktimave. Të plagosur kanë mbetur 22 persona, mes tyre 10 fëmijë, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Përveç ministrit të Brendshëm Denys Monastyrskiy, humbi jetën edhe zëvendësi i tij dhe sekretari i shtetit, pasi të dy ndodheshin në bordin e helikopterit.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, helikopterit u përplas fillimisht në kopshtin e fëmijëve dhe më pas u rrëzua pranë një pallati ku shpërtheu në flakë.