Gjatë mbrëmjes së sotme, banori i Big Brother VIP Kosova, Stresi ka shprehur një dëshirë interesante gjatë një bisede me konkurrentët e tij, teksa ka thënë se do të donte që brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, të futej opinionisti i këtij formati televiziv, Olti Curri.
Madje, Stresi ka ofruar edhe shuma parash në përpjekje të realizimit të kësaj dëshire.
“A e dini se sa shumë do të kisha pas dëshirë që ta kem në tavolinë këtu Olti Currin. Do të ia jepja 5 mijë euro, vetëm që të vinte këtu të rrinim bashkë”, ka thënë Stresi pos tjerash.
Por, kjo nuk është dëshira e vetme e Stresit. Ai ka edhe një kërkesë, për opinionisten tjetër, Afërdita Paqaradën.
E cila është kërkesa e Stresit për Paqaradën, e zbuloni duke klikuar në videon e mëposhtme.