Policia në Ferizaj njofton se mbrëmë rreth orës 23:10 në fshatin Sojevë të kësaj komune, derisa policët e stacionit ishin në kryerje të detyrës zyrtare në kërkim të një personi të dyshuar, janë penguar, ofenduar dhe kanosur nga personi me inicialet F.Y i moshës 50-vjeçar.
Organet e rendit bëjnë të ditur se policët, siç thuhet, të detyruar nga sjelljet e tij, janë detyruar ta arrestojnë dhe ta shoqërojnë në stacionin e policisë në Ferizaj dhe se pasi është testuar me alkooltest ka rezultuar se ishte nën ndikimin e alkoolit.
Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ai është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme.