Darka e të nominuarve sjell Mbresën dhe Gresën përballë njëra-tjetrës (VIDEO)

Tashmë, çdo të enjte mbrëma, jemi mësuar që “Vëllai i Madh” të shtrojë darkën e tij enkas për banorët e nominuar të javës, që kësaj radhe ishin: Stresi, Fisi, Gresa, Andi, Arta dhe Mbresa.

Për banorët e lartcekur, “Vëllai i Madh” ka shtruar një super darkë në dhomën e surprizave, teksa ushqimet e servuara në tavolinë janë gatuar me delikatesë dhe enkas për banorët nga restoranti “Fishop”.

Interesante pritet të jetë pjesa e komunikimit në mes të Gresës dhe Mbresës, pas debatit që ato patën lidhur me konkurrentin tjetër të Big Brother VIP Kosova, Andin.

Në darkën e sotme që po vazhdon të mbahet do të duhej të ishte edhe i nominuari tjetër, Gjon Karrica apo Lugati, i cili për momentin nuk është pjesë e shtëpisë për shkak të problemeve shëndetësore.

Ndiqeni darkën në ekranet e ArtMotion si dhe ‘live’ në kanalin zyrtar të Big Brother VIP Kosova në platformën YouTube.