Gjendet streha e dytë e mafiozit Matteo Messina Denaro – Klan Macedonia

DHOMA E BLINDUAR  U GJEND BRENDA NJE APARTAMENTI

Pas kapjes së mafiozit  Matteo Messina Denaro policia italiane ka identifikuar një strehë të dytë të përdorur nga ai ,një bunkier i blinduar në një shtëpi në qytetin Campobello di Mazara.Aty janë gjetur mjaft sende me vlerë.

Një strehë e dytë e përdorur nga mafiozi më i kërkuar i Italisë, Matteo Messina Denaro, është zbuluar  nga policia italiane.

Bunkeri i blinduar  është zbuluar në një shtëpi rreth 300 metra larg strehës së parë të bosit të mafias në qytetin siçilian të Campobello di Mazara.

Hyrja në bunker ishte e fshehtë dhe mund të  kaloje nga  një dollap. Mes objekteve të sekuestruara nga bunkeri i  blindiuar I përdorur nga Matteo Messina Denaro janë edhe   bizhuteri dhe gurë të çmuar . Megjithatë, nuk janë gjetur dokumente.

Policia italiane  është në kërkim të “thesarit” të vërtetë të Messina Denaros si  dokumente konfidenciale , të cilat mund të hedhin dritë mbi aferat dhe marrëdhëniet e  mafias Cosa Nostra.

Për të mbrojtur veten e tyre, bosët e mafias në Itali njihen për ndërtimin e tuneleve nën shtëpitë e tyre, bunkerë të sofistikuar në male që mund të arrihen vetëm në këmbë kur ata janë në arrati.

GAEZTARE: XHUANA LIKA

PAMJET: REUTERS