“Kryelartë kam hy, kryelartë do të dalë”, Stresi flet me Andin (VIDEO)

Andi dhe Stresi kanë bërë një bisedë në lidhje me qëndrimet e tyre brenda shtëpisë.

Stresi ka thënë se kryelartë ka hyrë në BBVK dhe është shprehur se i tillë do të dalë.

“Kryelartë kam hy, kryelartë do të dalë. S’ka kush që ma ulë kokën, përderisa jam korrekt, jam tamam me rregulla, parimet i kam sikur janë nëpër shpiat tona shqiptare. Me respekt i kam trajtuar të gjithë”, u shpreh Stresi.

Ndërkaq, Andi është shprehur se nuk e ka mendjen jashtë fare, përcjell Klankosova.tv.

“Për jashtë as nuk e mendoj atë pjesë, momentalisht vetëm për këtu brenda jam duke menduar”, ka thënë tutje Andi.