Ish konkurrentja e ‘reality show’ Big Brother VIP Kosova, aktorja Shota Baraliu i ka dedikuar një postim banorit të këtij formati televiziv, Gjon Karricës të njohur edhe si Lugati.
Reagimi i Shotës erdhi, pasi që Gjoni gjatë ditës së sotme është përballur me probleme shëndetësore, çka bëri që ai të dërgohet me urgjencë për në shërbimin spitalor të QKUK-së.
“Shoku im i mirë, ti nuk dorëzohesh.. Shërim të shpejtë”, ka shkruar Shota në imazhin e ndarë me ndjekësit e saj në mediat sociale.
Lidhur me gjendjen shëndetësore të Lugatit janë njoftuar edhe banorët brenda shtëpisë, me anë të një letre të dërguar nga “Vëllai i Madh”.
“Banorë pas situatës së mëngjesit të sotëm, Lugati është dërguar në shërbimin e urgjencës në QKUK, ku ka marrë ndihmën e specializuar dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Gjoni ju falënderon për përkujdesjen që keni treguar ndaj tij dhe momentalisht sipas sugjerimeve të mjekëve duhet të kalojë pak kohë në spital, deri sa ta marrë veten plotësisht. Ju do ‘Vëllai i Madh’”, u tha në letrën dërguar banorëve.