Paga për muajin mars do të duhet të jetë në pajtim me vendimin e ri për rritje të pagave, tha ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska, e ftuar në “Magazina Ekonomike” në Alsat.
“Me pagesën e pagës për muajin mars, paga e punëtorëve në shtet do të duhet të jenë në pajtim me vendimin e ri për rritje të pagës minimale. Kjo zgjidhje sistemore, nënkupton që çdo vit paga minimale do t’i përcjell harxhimet për jetë, gjegjësisht inflacionin dhe rritjen e pagës mesatare”, tha Trençevska.
Ndërsa profesori Llazar Jovevski u shpreh se në disa kompani paga më e ulët të cilën e marrin të punësuarit është më e lartë se paga minimale, por sipas tij ka dhe kompani të tjera tek të cilat paga minimale paraqet sfidë për punëdhënësin.