Këto janë emrat e rinjë që solli klubi i futbollit FK BvK

Nënkampioni i Ligës së Tretë-Veri e FK BvK nga Konjare e Mesme të Shkupitl, ka nisur me angazhimin e përforcimeve të ekipit për në sezonin pranveror, duke kryer një punë të shkëlqyeshme.

BvK ka siguruar pesë përforcime për sezonin pranveror, edhe atë: sulmuesin e talentuar Engjull Asani, Sokol Arifi nga Veleshta e Strugës, mbrojtësin e majtë Ertan Demiri nga shkolla e Fc Shkupi, qendërmbrojtësi Adem Axhami nga Bashkimi Luboten, dhe të mirënjohurin Musli Lika,i cili pronari i këtij klubi që solli  talentët e rinjë ka qenë Sakip Fetai ku informoi se do të jetë në vazhdim për përforcime të reja në këtë skuadër.

Nga FK BvK kanë paralaajmëruar se këtu nuk do të ndalen, përkundrazi do të vazhdojnë të sjellin edhe përforcime të tjera.FK BvK e ka përfunduar sezonin vjeshtor në vendin e dytë me 37 pikë, sa ka edhe Bashkimi i Kumanovës në vendin e parë, por këta të fundit kanë goldallim më të mirë.