Kundërshtohet me protesta mosha e pensionimit (VIDEO) – Klan Macedonia

Sheshi i Republikës në Paris u mbush me njerëz të enjten, kundër ndryshimeve të propozuara për pensione që kanë për qëllim të shtyjnë moshën nga 62 sa është aktualisht në 65.

Numrin e madh të të tubuarave tentuan ta shpërndajnë policia me gaz lot-sjellës.

“Mendoj se gati 80% e njerëzve janë kundër, sidomos të rinjtë. Kështu që mobilizimi i sotëm pasqyron kundërshtimin e qytetarëve të këtij vendi ndaj kësaj reforme.” deklaroi Philippe Martinez, kreu i sindikatës CGT.

Nëse ky projektligj aprovohet në Parlament prish planet edhe të një 61 vjeçareje që priste me padurim vitin e ardhëm për pensionim.

“Nuk është aspak e pranueshme. Dy vite të tjera, kjo nuk është e mundur. Unë punoj në një kopsht dhe kushtet e punës janë gjithnjë e më keq dhe dy vjet të tjera, nuk janë të mundura, fizikisht jo”, tha Sylvie Le Bas,

Ky projektligj po i frikëson edhe ata që janë larg moshës.

“Më tmerron sepse është hipokrizi. Njerëzit nuk do të punojnë edhe dy vjet sepse shumica e tyre, veçanërisht ata me punë të rënda dhe orar të parregullt. Kjo është një çështje sociale. Dëshironi të dalim në pension të sëmurë, të thyer dhe madje edhe disa të vdekur? Apo dëshiron të shijosh jetën?” pyeti 45-vjeçari Fabien Villedieu, i cili është punëtor hekurudhor.

Qeveria, në anën tjetër, beson se sistemi francez është drejtuar kah katastrofa, sepse raporti mes të punësuarve dhe atyre që janë në pension po zvogëlohet me shpejtësi.

Të përballur me këtë fenomen shumë shtete të tjera evropiane kanë rritur tashmë moshën e pensionimit.