Mbrojtësi i majtë Ertan Demiri nga FC Shkupi përforcon radhët e “BvK”

Nënkampioni i Ligës së Tretë-Veri Klubi Futbolistik BvK nga Konjarja e Mesme në sezonin pranvero do të përforcohet edhe me mbrojtësin e majtë Ertan Demiri nga shkolla e futbollit FC Shkupi.
Pronari i klubit Sakip Fetai thotë se në këtë klub do të sjell edhe përforcime tjera, si kjo e Ertan Demirit.

Në anën tjetër, Ertan Demiri në një prononcim për PRESSonline thotë se do të bëjë më të mirën e mundshme për këtë klub me qëllim që të arrihen dhe tejkalohen synimet e parapara.

“Klubi në ligën ku po luan është në radhitje solide. Kemi performancë të mirë. Do mundohem që me lojën time të ndihmojë ekipin në arritjen e synimeve, pse jo edhe të tejkalojmë pritshmëritë tona. Unë besojë në suksesin ekipor, andaj mendojë se sëbashku me bashkëlojtarët e mijë do t’ia arrijmë qëllimit”, tha Demiri.

KF “BvK” sezonin vjeshtor e ka përfunduar në vendin e dytë me 37 pikë, sa ka edhe Bashkimi i Kumanovës në vendin e parë, por këta të fundit kanë goldallim më të mirë.