Musliu viziton fshatrat veriore pas vërshimeve, thotw se është prishur rruga qw u shtrua para 1 muaji

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka vizituar fshatrat veriore të Mitrovicës, ku ka parë gjendjen pas vërshimeve.

Musliu ka shpërndarë disa fotografi, në të cilën shihet se ura e rrugës që lidh fshatin Dedi – Batahir, është shembur si pasojë e vërshimeve.

“Kjo është gjendja e rrugëve qe u asfaltuan para një muaji në fshatrat veriore të Mitrovicës. Konkretisht Fshati Dedi-Batahir”, ka shkruar Musliu, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Mitrovica është njëra nga qytetet më të prekura nga vërshimet si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.