Nis rigjykimi i “Mollës së Kuqe” (VIDEO)

Po i shërbente me çaj luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që i shkuan te familja e saj për pak pushim, më 26 qershor 1998.

E në shtëpinë ku edhe qepeshin emblemat e UCK-së në fshatin Studençan të Suharekës, Ganimete Zurapi si shkëmbim kishte marrë informacionin që axha i saj, Haxhi Perteshi, nuk jeton më.

E këtë lajm, thotë se ia dha gabimisht, vetë Remzi Shala i cili tash po gjykohet për vrasjen e tij, njofton Klan Kosova.

Zurapi që erdhi bashkë me burrin nga Gjermania për të dëshmuar thotë se u përball me Shalën që në kohë lufte mbante nofken “Molla e Kuqe”.

Kësaj jo, por dëshmitarja thotë se i akuzuari i kishte i premtuar bashkëshortit të saj, që kur të përfundoj lufta do të tregoj çka ndodhi me Haxhi Perteshi.

Kjo para trupit gjykues edhe përshkroi se si dukej, Remzi Shala kur ishte në shtëpinë e saj, teksa thotë se edhe ia la përshtypjen e udhëheqesit të grupit.

Gjykata Themelore në Prizren, në korrik të 2019-ës, e kishte dënuar Shalën me 14 vjet burg si fajtor për krime lufte kundër popullisë civile gjatë luftës. Këtë denim Gjykata e Apelit e uli në 10 vjet e Supremja më 2020-ën vendosi të kthej lëndën krejt në rigjykim.