Policia vazhdon me dënimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë (VIDEO)

Policia e Kosovës ka vazhduar me dënimet në sheshin ”Xhorxh Bush” në kryeqytet.

Në videon e siguruar nga Klan Kosova, shihet kolonë e makinave, të cilët po ndalohen nga policia, e cila po dënon vozitësit.

Komuna e Prishtinës më 13 janar njoftoi qytetarët e Prishtinës se sheshi “Xhorxh Bush”  është hapur vetëm për linjat e transportit publik, taxit dhe veturat emergjente (policia, zjarrfikësit, auto-ambulancat), të cilët do të kenë qasje në këtë shesh me shpejtësi të kufizuar të qarkullimit prej 20km/h.