Sanksionet e qeverisë shqiptare gjatë kohës kur pandemia COVID-19 ishte në kulmin e saj duket sikur nuk i kishin pëlqyer banorit të shumëpërfolur të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli.
Ai i kishte dhënë një ide kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook, nga ku kishte marrë përgjigje nga vet kryeministri shqiptar.
Artisti shkodran kishte sugjeruar që në fillim të javës qytetarët të dilnin sipas emrit, të hënën ata me A, e me radhë. Por ai më tej shkruan se Rama duhet të dilte kur të ishte radha e gërmës K, duke iu drejtuar si kryeministër.
Kjo gjë nuk i kishte pëlqyer aspak kryeministrit Rama, i cili i ishte përgjigjur duke i thënë se kishte bërë humor kaps.
Ky është debati që dyshja Rama-Ejlli kishin zhvilluar me njëri-tjetrin.