Parlamenti Europian tashmë edhe zyrtarisht ka aprovuar kërkesën për hetimin e brendshëm ndaj komisionerit të BE-së, për gjoja favorizimin e Serbisë gjatë negociatave të zgjerimit të bllokut.
Eurodeputeti holandez që inicioi këtë kërkesë, Thijs Reuten, për këtë u shpreh i lumtur, ndërsa njoftoi këtë lëvizje përmes një cicërime në twitter, përcjell klankosova.tv.
”Me 357 vota pro, 180 kundër dhe 95 abstenime, Parlamenti Evropian ka miratuar kërkesën e deputetit holandez, Thijs Reuten ndaj Komisionit për ta hetuar Komisionerin Várhelyi rreth rolit të tij në Ballkanin Perëndimor. Mirëpresë përfundimin e këtij hetimi”, ka deklaruar Reuten në twitter.
That’s right. With 357 in favour, 180 against and 95 abstentions, the European Parliament adopted my call on the Commission to investigate Commissioner Várhelyi over his conduct in the Western Balkans.
I look forward to the results of the investigation. https://t.co/tBQ2ePsymg pic.twitter.com/RFaB0JvcOX
— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) January 19, 2023