Vuçiq: Po zbehet entuziazmi për anëtarësim në BE në Maqedoni dhe Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklarooi për RTS se entuziazmi për anëtarësim në Bashkimin Evropian është në rënie në rajon, veçanërisht në Maqedoni dhe Serbi, transmeton pressonline.mk

Arsyet për këtë, thotë ai, janë para së gjithash për shkak të kërkesave politike.

“Natyrisht, këtë e kanë thënë të gjithë përfaqësuesit e vendeve, plus përfaqësuesi i institucionit të përkohshëm në Prishtinë, dhe ajo që është më se e qartë është se ka një rënie të entuziazmit për anëtarësim në BE në vendet e rajonit. sidomos në Maqedoni dhe Serbi. Kjo është në radhë të parë për shkak të kërkesave politike që po vijnë, të cilat kanë të bëjnë me çështjet kombëtare dhe territoriale, tha Vuçiq./Pressonline.mk