Kuzhinieri britanik ndan fitimet me personelin – Tom Kerridge paguan dhe për palestrën e tyre – Klan Macedonia

Restorantet në botë vazhdojnë të përballen me mungesë personeli duke filluar nga kamarierët, por dhe në këtë sektor ka përjashtim. Thomas Kerridge, shef kuzhine britanik 49 vjecar, ka krijuar një perandori të vogël mes Londrës dhe periferisë me gjashtë restorante, duke fituar brenda pak vitesh dy yje Michelin.

Ai është një ftuar i përhershëm në programet televizive për gatimet, por është shumë i njohur dhe për historinë e rij personale meqënëse ka arritur majat në botën e sipërmarrjes, duke u nisur nga një familje modeste punëtorësh. Por dhe për impenjimin e tij për t’i mësuar njerëzve si të ushqehen shëndetshëm. Por tashmë ai është bërë dhe një punëdhënës model. Dy janë pikat kryesore në modelin e menaxhimit të sipërmarrjes së tij: një pagë mbi mesatarem e tregut dhe ndarjen e fitimeve me personelin. Ai konfirmon se kur regjistrhen fitime, personeli merr një përqindje. Por menaxhimi i tij shembullor nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Ai gjithashtu paguan dhe abonimin në palestër për stafin e tij pasi sporti bën mirë për shëndetin dhe mendjen. Vetë ai arriti të dobësohet nga 190 kilogramë në 76 kilogramë duke kombinuar dietën dhe stërvitjen.

Në restorantet e tij personeli qëndron mesatarisht 15 vjet i pandryshuar. Vetë Kerridge shprehet se do të riorganizonte apo zgjeronte aktivitetin në vend q ëtë humbiste personelin e tij të talentuar.

Jo rrallëherë ai është kritikuar për cmimet e larta të pjatave që gatuhen, ku për shembull një biftek mund të kushtojë der në 200 euro. Por Kerridge përgjigjet shkurt: Këto cmime jo vetëm garantojnë një ushqim të cilësisë së parë për klientin por shërbejnë dhe për të paguar si duhet personelin e tij.

/ SCAN