Administratori i Përgjithshëm i JPMorgan Chase, Jamie Dimon, beson se normat e interesit mund të rriten më shumë se sa projekton aktualisht Rezerva Federale, pasi inflacioni mbetet i lartë. Ai tha se normat ndoshta do të shkojnë më lart se 5%, pasi inflacioni që mbetet i lartë nuk do ta lehtësojë situatën shumë shpejt.
Për të luftuar çmimet në rritje, FED ka rritur normën e saj bazë të interesit në një interval të synuar midis 4.25% dhe 4.5%, niveli më i lartë në 15 vjet. Norma e parashikuar “terminale”, ose pika ku zyrtarët presin t’i japin fund rritjes së normave, u caktua në 5.1% në takimin e dhjetorit.
Indeksi i çmimeve të konsumit, i cili mat koston e një shporte të gjerë mallrash dhe shërbimesh, u rrit me 6.5% në dhjetor nga një vit më parë, duke shënuar rritjen më të vogël vjetore që nga tetori 2021. Dimon tha se lehtësimi i fundit i inflacionit vjen nga faktorë të përkohshëm si ulja e çmimeve të naftës dhe ngadalësimi në Kinë për shkak të masave kundër përhapjes së pandemisë Covid. Ai shtoi se ka pasur përfitim nga ngadalësimi i Kinës, dhe rënies së çmimeve të naftës pak.
Seria e rritjeve agresive të normave ka nxitur shqetësimet për një recesion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bankierët qendrorë ende mendojnë se kanë liri veprimi për të rritur normat pasi tregu i punës dhe konsumatori mbeten në nivel të fortë.
Kreu i JPMorgan tha se nëse SHBA vuan një recesion të butë, normat e interesit do të rriten në 6%. Ai shtoi se është e vështirë për këdo që të parashikojë rëniet ekonomike.
/ SCAN