Pasi nata e sotme e spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova ka përfunduar, “Vëllai i Madh” është përkujdesur tutje për ecurinë e mbrëmjes së tyre.
Kësisoj, në oborrin e shtëpisë është shtruar një super darkë e përgatitur me delikatesë dhe e sërvirur me shumë finesë posaçërisht për ‘nysat’ nga stafi profesional i “Palace Hotel”.
Për dallim prej herëve të tjera, banorët e kanë shijuar darkën e sotme duke u shfaqur të veshur me veshje kombëtare.