Policia kontrollon lokalet gjatë natës, arrestohen 4 persona

MPB ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së kaluar ka kryer aksion kontrollues në ambientet e hotelierisë. Gjatë aksionit janë ndaluar katër persona.

Aksioni është zhvilluar në gjithë territorin e shtetit pas orës 23:30 të mbrëmjes së 20 janarit e deri në orën 16 të ditës së djeshme, përcjell KlanM.

“Njësitë e punëve të brendshme dhe ekipet patrulluese të përbëra nga punonjës policie të Departamentit të Policisë me Uniformë kanë kryer kontroll aksion në objektet hotelierike në disa qytete. Gjatë kontrollit janë ndaluar katër persona, tre prej tyre për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe një person P.G (20) nga Shkupi, për shkak se në një lokal në lagjen Ilinden në Shkup, i është gjetur kokainë”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia