Ahmeti në Malësinë e Gostivarit: Koha të reflektojmë dhe të ndërtojmë bashkë një front për në Europë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar sot takimet me aktivin e saj dhe qytetarët në Gostivar, duke bashkëbiseduar mbi të ardhmen europiane të vendit kësaj rradhe me banorët e këshillave vendorë të Malësisë së Gostivarit – Sërmnovë, Tërnovë, Strajan, Patalisht, Gjenovicë dhe Simnicë.

Të pranishmëve iu është drejtuar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministri i financave Fatmir Besimi, kryetari i Degës së Bashkimit Demokratik Integrim, Valdet Xhaferi dhe Imran Zhupani nga KV Sërmnovë.

Ali Ahmeti – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim

A është ky moment i rëndësishëm që ne të reflektojmë dhe të mendojmë pak më larg dhe në qoftë se merremi seriozisht për të shërbyer njerëzve, të ardhmes, t’i nderojmë ata të cilët kanë derdh gjak e djersë për këtë vend duhet të ndalemi dhe të mendojmë se a është ky moment i rëndësishëm “Bashkë për në Europë”? Si do jemi bashkë për në Europë ne kur ne jemi 5 a 6 apo 7 parti politike, a është ky moment që ta ndërtojmë ne bashkë një front për në Europë dhe ta shkurtojmë rrugën e anëtarësimit, të dalim me një thirrje, apel edhe për bashkëqytetarët tanë se ky shtet është i përbashkët. Autonominë bashkëqytetarët tanë maqedonas nuk mund ta kenë më të fortë se bashkë me bashkëqytetarët e vet shqiptarë. Ne po angazhohemi për një Maqedoni sa më të fortë, të integruar ashtu siç jemi në NATO të jemi edhe në Bashkimin Europian dhe pse të mos ndërtohet kjo aleancë pikërisht në këtë moment, dobiprurëse shumë për ne jo vetëm si shqiptarë, por për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Anëtarësimi në Bashkimin Europian të përafron standardet, të siguron jetë më të mirë, të kushtëzon të përmbushish standardet para se të anëtarësohesh. Po punove me zemër dhe besim nuk ka gjë që nuk arrihet. Ka parashikim për në 2030-tën por ne mund ta shkurtojmë më shumë rrugën po qe se i bëjmë detyrat e shtëpisë dhe detyrat e shtëpisë nuk i bëjmë ne se i kërkon Brukseli e Uashingtoni, i bëjmë se na duhen neve, të sundojë ligji ne na duhet, të kesh administratë funksionale ne na duhet, të mos kesh krim e korrupcion ne na duhet. Ne na duhet një front për në Europë si shqiptarë sepse ai e shkurton rrugën drejt anëtarësimit dhe i lehtëson punët drejt materializimit të standardeve duke filluar nga vetingu e deri te sundimi i ligjit.

Fatmir Besimi – Ministër i Financave

Ne sot si organizatë politike marrim përgjegjësi më të mëdhaja se sa vetëm të zgjidhim papunësinë dhe mirëqenien e shqiptarëve. Ne sot vendosim dhe zgjedhim për të ardhmen e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, pavarësisht a janë shqiptarë, maqedonas, boshnjakë, turq apo të tjerë që jetojnë këto. Kjo flet shumë për atë se ku kemi arritë. Para vitit 2001 ne dhe politika e shqiptarëve në Maqedoni kryesisht bëhej me programe se si të zgjedhim statusin tonë, se si të fitojmë pak më shumë të drejta në këtë vend. Jo vetëm kjo, ne në përgatitjen e programeve zgjedhore jemi më ambicioz dhe më të gjërë se sa vetëm të drejtat e shqiptarëve. Shyqyr Zotit dhe punës së palodhshme të liderit dhe të gjithë neve që jemi rreshtuar pas tij, ne sot lirshëm mund të flasim për mirëqenien, ne sot flasim për hallet dhe problemet tjera që kemi për një jetë më të mirë. Ne sot duam që këto shkolla sërish të mbushen me nxënës, ne duam që në vendin tonë rinia sërish të gjejë perspektivë, vende pune, por jo vetëm të kërkojmë vende pune, por edhe të krijojmë vende pune. Sot duam që rinia jonë të jetë më ambicioze se gjenerata jonë dhe ato para nesh. Ne treguam gatishmëri se mund të marrim përgjegjësi, nuk ikim nga përgjegjësia, por edhe nuk e keqpërdorim. Me kolegët e ekzekutivit vendosim për projekte që janë vitale dhe strategjike për të ardhmen tonë.Kjo perspektivë afatgjate dhe ky vizioni i ynë është ajo gjeneratë e re dhe ato bashkëqytetarë tanët që janë në Europë ta gjejnë Europën këtu dhe kjo është sllogani “Bashkë për në Europë”.

Valdet Xhaferi – Kryetari i Degës së BDI-së në Gostivar

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe ne si gjeneratë e re që kemi marrë mbi supe përgjegjësinë për të udhëhequr me degën BDI-së në Gostivar, gjithmonë me shumë vetëdije me shumë përkulje, me shumë përkushtim do të mundohemi që t’ju shërbejmë për gjithë kontrutin dhe angazhimin që e keni dhënë të gjithë ju banorët e Malësisë pa përjashtim në raport të mbështjetjen që e kemi pasur nga ju vazhdimisht që nga viti 2002 e deri më sot. Ky angazhim dhe përkushtim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, prandaj edhe ne sonte duke u udhëhequr nga prijësi ynë jemi bashkë me ju me qëllimin e vetëm që të mundemi të dëgjojmë zërin tuaj, të mundemi edhe më shumë t’ju shërbejmë në nivelet më të larta të mundshme.

Imran Zhupani nga KV Sërmnovë

Sllogani “Bashkë për në Europë” sonte në Sërmnovë ka një simbolikë shumë të veçantë dhe unë atë dua ta theksoj sonte. Dua të ndaj një moment me ju fill pas zgjedhjeve në degën tonë, e thirr Valdetin në një kafe për shkak se në tre ciklet e fundit zgjedhore kishim pas humbje në Gostivar dhe i them a e sheh zgjidhjen, atë tha do ta shohim bashkë, por jo me sytë tanë, me sytë e fëmijëve tanë, me punë, me obligime, me detyrat që ne marrim për ta bërë më të fisshme atë idenë e liderit tonë. Mjafton që të kujtojmë një student të sapodiplomuar, të kujtojmë një pensionist, një nënë, një bujk, ato janë zgjidhja, ato janë edhe motivi për t’u marrë me politikë.