Maqedonasit por edhe komunitetet tjera të vendit do të duhet ta kenë të qartë se BDI dhe subjektet tjera politike shqiptare të cilat i duan ndryshimet kushtetuese, ja duan të mirën këtij vendi, dhe se anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian do të thotë siguri, standard, mirqenje për çdo qytetar të vendit dhe jo vetëm për shqiptarët, tha mes tjerash lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë një takimi me banorët e Gostivarit.
“Para nesh është një rrugë që duhet bërë me shumë forcë, me shumë unitet, me shumë komunikim e bashkëpunim. Jemi në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kemi përpara një gurë që duhet lëvizur që nuk është i lehtë, ndryshimet kushtetuese, na duhet një zë unik, na duhet të instalojmë vlera. Nuk është e pabesueshme, të gjitha barrierat u thyen, euro-skepticizmat do shkrihen sepse s’kemi alternativë tjetër, ashtu siç ndodhi anëtarësimi në NATO, ashtu do të ndodhë edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian” – tha Kryetari i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti.
Taravari, duhet të analizohet ftesa e Ahmetit
Ndërsa Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka pohuar se duhet të analizohet ftesa e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti për krijimin e një aleance për Europë, për çka edhe kishte takim mes dy kryetarëve.
“Bashkëbiseduam për situatën aktuale politike në RVM, bashkëbiseduam për ardhmërinë europiane të RMV, dhe mundësit eventuale për krijim të një shumicë prej 80 deputetëve se a ka gjasa” –deklaroi Kryetari i ASH-së, Arben Taravari.
Ndërsa të njëjtat porosi i kanë pohuar edhe nga partitë tjera shqiptare të cilat njëzëri kanë përkrahur prespektivën europiane dhe ndryshimet kushtetuese.