Studimi/ Avantazhi arsimor i Gjermanisë ndaj bashkëmoshatarëve europianë është në rrezik! – Klan Macedonia

Gjermania është e pozicionuar mirë në nivelet arsimore në krahasim me homologët e saj europianë, por një studim i kryer nga instituti ekonomik IW tregoi se ky pozicion i privilegjuar mund të rrezikohej.

Pasja e një sistemi të fortë arsimimi dhe trajnimi profesional është i rëndësishëm për ekonominë gjermane, më e madhja në Europë, e cila mbështetet në fuqinë punëtore të kualifikuar për të mbështetur produktet dhe shërbimet e saj të nivelit të lartë.

“Gjermania ka mbetur prapa deri në një farë mase në zgjerimin e fortë të arsimit që ka ndodhur në të gjithë Bashkimin Europian vitet e fundit”, sipas studimit të IW.

Në Bashkimin Europian, përqindja e punëtorëve midis moshës 25 dhe 64 vjeç pa kualifikim profesional ose arsim të lartë ra në 20.7% në 2021 nga 27% në 2011, falë një zgjerimi dinamik të arsimit në Europën Jugore. Megjithatë, në Gjermani, kjo pjesë e popullsisë u rrit paksa në 15.2% në 2021 nga 13.4% 10 vjet më parë, tregoi studimi.

Midis profesionistëve të rinj, të moshës 25 deri në 34 vjeç, përqindja e njerëzve të kualifikuar me arsim të lartë ishte dukshëm më e ulët në Gjermani me 35.7%, krahasuar me 41.2% mesatarisht në Bashkimin Europian.

“Kjo duhet parë në sfondin e pozicionit shumë të veçantë të arsimit dhe formimit profesional në Gjermani,” tha IW. Nëse shikohet segmenti i profesionistëve të rinj me formim profesional terciar dhe të mesëm së bashku, Gjermania ka një përqindje dukshëm më të lartë prej 77.0% të profesionistëve të arsimuar sesa 73.4% për Bashkimin Evropian.

“Me ndryshimin e kërkesave për punonjësit në kontekstin e dixhitalizimit, dekarbonizimit dhe de-globalizimit, po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për Gjermaninë dhe Europën që popullsia e punës të arrijë nivelin më të lartë të mundshëm të kualifikimit”, tha IW.

IW, një institut privat kërkimi që mbron punëdhënësit gjermanë, tha se qeveria duhet të sigurojë nëpërmjet mbështetjes së hershme dhe intensive që të gjithë fëmijët në vend të jenë në gjendje të fitojnë një kualifikim profesional.

/ SCAN