Ahmeti me mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të nënës së dëshmorit Nezir Demiri

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime të sinqerta ndaj familjes Demiri për ndarjen nga jeta të nënës së dëshmorit të kombit, Nezir Demiri.

“Më pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të zonjës Makfire Demiri, nënës së dëshmorit të kombit Nezir Demiri. E përjetshme në kujtimet e mia do të jetë forca dhe krenaria që kishte në homazhet që i bënim bashkë në kujtim të veprës heroike të birit të saj dhe të gjithë atyre që bashkë me të dhanë jetën për idealin e lirisë. Kombi ynë ka qëndruar në këmbë falë të gjitha nënave që i rritën fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen Demiri! Qoftë e parajsës! – ka shkruar Ahmeti.