Georgina Rodriguez ka mahnitur në tapetin e kuq në “Joy Awards” në Arabinë Saudite.
Spanjollja po përshtatet me jetën në vendin e saj të ri pasi i dashuri i saj, Cristiano Ronaldo, nënshkroi për Al-Nassr.
Georgina tregoi dashurinë e saj për Arabinë Saudite dhe tashmë ka adoptuar pjesë të kulturës së tyre.
Kjo u reflektua në veshjen e saj për këtë event, pasi kishte veshur një fustan të gjatë me një prerje nga njëra këmbë.
Pamja modeste u shoqërua me një shami – një veshje tradicionale për gratë në Arabinë Saudite.