Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj katër të pandehurve, dy prej tyre zyrtarë me inicialet: H.K., L.P., Sh.P. dhe Sh.Q.
I pandehuri H.K., është dënuar për shkak të veprave penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “legalizimi i përmbajtjes së rreme”
I pandehuri L.P., për shkak të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “legalizimi i përmbajtjes së rreme”. I pandehuri Sh.P., për shkak të veprës penale në bashkëkryerje “legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe i pandehuri Sh.Q., për shkak të veprës penale në bashkëkryerje “legalizimi i përmbajtjes së rreme”, thuhet sipas njoftimit.
Kryetari i Trupit Gjykues, Sahit Krasniqi, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave të pandehurin H.K., shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë muajsh. I pandehurit L.P., është dënuar me gjashtë muaj.