Gjobiten 100 vozitës në Shkup, 7 prej tyre pa patentë shoferi

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (23.01.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.