Sllovakia falënderohet për mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve me Evropën i Sllovakisë, Rastislav Kacer, ka biseduar për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Emisari evropian me anë të një cicërime në Twitter ka deklaruar se e informoi Kacerin për vizitën të fundit dhe përpjekjet e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“E vlerësoj mbështetjen e fortë të Sllovakisë për të ardhmen e këtij regjioni drejt BE-së”, ka shkruar Lajçak.