Xhuli dhe Atdheu më të afërt se kurrë, shijojnë xhakuzin larg banorëve të tjerë (VIDEO)

Pas përfundimit të sotëm të natës së spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, përderisa banorët e tjerë po hanin darkën e shtruar nga restorant “Trofta”, dy prej tyre e kanë shpenzuar kohën ndryshe.

Bëhet fjalë për Atdheun dhe Xhulin, të cilët janë futur në xhakuzin e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, situatë kjo që vjen pas deklaratave të sotme të kësaj të fundit, e cila ka shprehur simpatinë ndaj banorit të ri.

Dyshja janë parë goxha të afërt me njëri-tjetrin edhe tek pjesa e pishinës, teksa vihej re se po argëtoheshin pafund me njëri-tjetrin.