Aktori i ri shqiptar, Granit Rushiti ka shënuar një sukses të madh në karrierën e tij filmike.
Portretizimi i yllit të futbollit, Zlatan Ibrahimovic në filmin “I am Zlatan” i solli çmimin ‘aktori më i mirë’ në ceremoninë “Guldbaggen” të mbajtur në Suedi.“Kur më thirrën emrin, humba. Nuk e kuptoja. Është çmenduri, nuk mund ta imagjinoja”, ka thënë Rushiti pasi mori çmimin.Suksesit të tij i është gëzuar edhe vet futbollisti nga Suedia, Zlatan i cili e ka shprehur edhe në një postim në InstaStory.
“E dija”, ka shkruar “Zlatani në Instagram pas ceremonisë bashkangjitur me një foto të Rushitit.
22-vjeçari shqiptar ka treguar gjithashtu se është kontaktuar nga futbollisti i njohur, i cili e uroi për çmimin.
“Ishte mesazh i gjatë dhe i thellë dhe i ndier në zemër. Zlatani është i madh edhe si person. Mentaliteti i tij është krejtësisht ndryshe dhe do ta mbaj mesazhin me vete gjithë jetën. Ishte një mesazh shumë domethënës. E dua Zlatanin”, ka thënë Rushiti për mesazhin e futbollistit të Milanit.