Famullitari Sopi: Ligji për liritë fetare s’i përfshinë të gjitha kërkesat e Kishës Katolike (VIDEO)

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Liritë Fetare. Ky projektligj kaloi në mbledhjen e sotme të qeverisë me shumicë votash.

Famullitari Mikel Sopi e ka mirëpritur një gjë të tillë duke thënë se Kosova është i vetmi vend në rajon pa një ligj të tillë.

Megjithatë, në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ai thotë se ligji në fjalë nuk i ka përfshirë të gjitha kërkesat e Kishës Kaotike.

“Kërkesa kryesore e jona ka qenë që të aprovohet sa më parë ligji në mënyrë që të njihet statusi i bashkësive fetare. Kjo ka qenë kërkesa jonë parimore”.

“E dyta, normal se duke iu qasur edhe interesave tona konkrete, duhet të kihet parasysh se është një komunitet që faktikisht ka dëshmuar një traditë të lashtë autentike të popullit tonë në këto troje – do të thotë si popullatë sot më e lashtë sot që i ka mbijetuar persekutimit shumë shekullor”.

“Kuptohet që pasojat janë të dukshme në komunitetin tonë. Kemi kërkuar që këtu ndodhsha ligji të jetë pak më i ndjeshëm edhe për kishën katolike”.

klankosova.tv