Dyshja tashmë e pandashme e kastit të Big Brother VIP Kosova, Xhuli dhe Atdheu, kanë folur rreth ‘prankut’ të ditëlindjes së këtij të fundit, derisa nuk munguan puthjet e përqafimet e shumta.
Kësisoj, Xhuli ka thënë se nga tash e tutje, Atdheu do të festojë dy ditëlindje në vit, dhe në festën tjetër të ditës së lindjes, do të duhet t’i blejë asaj një dhuratë, veç se jo të lirë.
“Sa idiot që je. Ti nuk më do mua. Ti je ‘fulliranti’ më i madh në këtë botë, ty nuk të besoj asgjë. Tanimë do të festojmë dy ditëlindje të tua në vit, tash për ditëlindje tënde dua dhurate për vete. Nuk dua dhurata të lira se nuk jam prej atyre që duan dhurata të lira, se vet i blej të shtrenjta”, i ka thënë Xhuli, Atdheut.
Por, cili ishte reagimi i Atdheut? Këtë dhe detaje të tjera, i kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.