Ali Ahmeti: Bashkë në NATO, bashkë edhe në BE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti shoqëruar nga bashkëpunëtorë sonte takoi gratë tetovare në eventin e organizuar nga Forumi i Gruas së BDI në qytetin e Tetovës. Përveç kryetarit Ahmeti, fjalë rasti patën edhe nënkryetarja e BDI-së Arbana Pasholli, sekretari gjeneral Faton Ahmeti, deputetet Rina Ajdari dhe Fisnike Bekteshi Shaqiri si dhe kryetarja e Forumit të Gruas në Tetovë Merita Mustafai.

Ali Ahmeti – Kryetar i BDI

Unë jam i mendimit që burra e gra kanë luftuar bashkë për të pasur paqe, andaj përfaqësimi i grave duhet të jetë sa më i madh e jo bazuar vetëm në ato ndarjet proporcionale që janë shkruar. Shumë teori janë shkruar e thënë si Cubroloviqi, thonin se duhet vrarë nënat shqiptare e jo vetëm djemtë e burrat, sepse këto nëna lindnin heronjë që ishin arsyeja e dështimit të pushtuesve tanë. Kemi kaluar regjime të ndryshme, me elaborate se sit ë mbetet në errësirë gruaja shqiptare, shumë fjalë të tipit: Mos i shkolloni sepse dalin Imani, vrisni gratë e shumë gjëra të ngjajshme, pra kombi ynë ka provuar në shpatulla regjime të egra. Ndaj burra e gra krah për krah, ne e kemi për obligim të punojm e të luftojmë për gra me të drejta të barabarta ashtu siç ju ka hije. Nuk jemi në fushatë, por mungesa  e takimeve është vërejtur që nga koha e pandemisë, ndaj rikthehemi te takimet tradicionale. Jemi në një situatë ku kërkohet zgjidhje, ashtu siç kishim problem me çështjen e emrit, tani kemi me ndryshimet kushtetuese, ndaj është politizuar shumë shoqëria e bashkëqytetarëve tane. Po shkruajnë letra nga publicitët maqedonas që sikur unë nuk jam në përkrahje të bashkëqytetarëve të mi! E kanë gabim sepse i kam përkrahur dhe i përkrah, sepse në NATO nuk jemi të ndarë por jemi bashkë, në BE do jemi bashkë, ndaj dhe problemet duhet ti zgjidhim bashkë. Po na dalim problematika që mund të na vështirësojnë këtë proces, po hapen problemet e Marrëveshjes së Shën Stefanit. Problemet historike unë i kam foluar dhe me partitë tona politike, ju kam thënë të mendojmë dhe të bëjmë vlerësim shkencor të situatës, sepse asgjë nuk humbën as nga Marrëveshja e Ohrit, as nga ajo e Prespës, përkundrazi ne fituam anëtarësimin në NATO, ndaj dhe me marrëveshjen me Bullgarinë në nuk humbim asgjë, përkundrazi legjitimojmë identitetin e bashkëqytetarëve tanë. Me anëtarësimin në BE fitojmë ne, sepse krijojmë kushte që të ndalohet migrimi dhe të kthejmë njerëzit tanë që u larguan. Deri ëm tani kemi realizu shumë takime në kuadër të kësaj agjende, kemi dhënë e kemi marrë mendime nga shumë njerëz, mirëpo mund të them se kemi kryer shumë punë të mëdha, sepse shqiptarët sot i ke në pozita udhëheqëse, në fuksione me plot përgjëgjësi. Uroj të nisin punimet për korridorin 8 sepse ka pasur vonesa administrative, Rruga e Arbërit poashtu, Qarkorja e Shkupit/Bllacë dhe projekti në Kërçovë nga BERZH-i. Jam krenar me ekipet që drejtojnë këto punë. Kriza globale na ka goditur edhe neve, mirepo fale dijes dhe përgaditjes së ekipeve tona ne kemi tejkaluar këto problematika dhe kemi menaxhuar më mirë së vendet e rajonit, deklaroi Ahmeti.

Arbana Pasholli – Nënkryetarja e BDI

Unë jam dibrane. Kam lindur dhe jetoj atje. Jam krenare që Dibra ka nxjerrë gra të arsimuara, të përfshira në kontributin për shoqërinë, artin etj. Shumë gra të zonja kemi edhe ne mesin tonë, me shumë profesione të ndryshme. Mirënjohje për kontributin tuaj! Përgditja profesionale kërkon impenjim maksimal, jemi gra, motra e shoqe, por jemi edhe kryefamiljare e pastaj dhe profesioniste në profesionet tona. Jemi të afta për të dhënë shembull për brezat e rinjë. Modelet e para nga të cilat një vajzë edukohet janë gratë më të afërta në familje, bashkëpunëtore e mikesha, prandaj unë besoj se secili sukses i joni nuk është i rastësishëm, sepse është ndikimi i çdo gruaje në jetën tonë. Kjo që jam sot jam falë babait tim, i cili nuk më ndaloi të ia dal drejt realizimit të ëndrrave të mia. U shkollova në Amerikë, pavarësisht gjykimeve une ja dola! Duhet të tregojmë e të dëshmojmë gjithmonë se çfarë do të thotë të jesh një grua e sukseshme dhe e fortë. Jam nënë e dy djemve dhe ndjej përgjëgjësi që djemtë e mi ti ëdukoj që ti shohin me sy vlerësues vajzat, si të fuqishme dhe të pavarura. Unë në rrugën time kam dhënë më të mirën, për të motivuar vajzat tona ta pranojnë veten ashtu siç janë dhe të dëshmojnë së sa të afta janë, tha Pasholli.

Faton Ahmeti – Sekretar gjeneral i BDI

Vlerat e forumit të gruas pranë familjes tonë politike kanë qenë dhe janë njëra ndër pikat më të fuqishme që ka BDI. Roli i gruas në parti mbetet i fuqishëm, sepse ne besojmë në kapacitetet dhe fuqitë intelektuale që ka gruaja shqiptare. Gjatë këtyre javëve kemi pasur shumë takime nën moton “Bashkë për Europë”, dhe natyrisht që jut ë nderuara zonja jeni pjesë e rrugëtimin tonë drejt integrimit të vendit, drejt një roli akoma më kyç të zërit tuaj dhe vlerave tuaja, theksoi Ahmeti.

Rina Ajdari – Deputete

Mos përfaqësimi i grave minon vlerat demokratike, sepse gratë luajnë rol madhor në politik bërie. Në politikën tonë ne duhet të mbrojmë kuotat përfaqësuese për gratë nëpër institucione apo politikë. Politika e liderit tonë vendosi themelet për përfaqësimin e grave në politikë. Gruaja në politikë është vlerë për demokracinë, paraqet bashkëpunim e dialog. Shumë punë që ndoshta nuk mund t’i bëjnë burrat në politikë, po i kryejnë gratë. Zërat dhe guximi i grave janë thelbësore për të drejtat e grave në përgjithësi. Të dashura motra, një grua e vetme ka fuqi, por së bashku ne kemi ndikim. Të mbështesim ata që kanë nevojë dhe të ushëzojmë gratë drejt suksesit. Në mund të i’a dalim mbanë, jo vetëm duke ëndërruar për sukesit por duke punuar për të. Kombi ynë i ndërtua nga gra të forta, ndaj në do shembim muret dhe thyejmë stereoptipet, sqaroi Ajdari.

Fisnike Bekteshi Shaqiri – Deputete

Njeriu lind për të pasur të drejta të barabarta, fjalë të shkruara në konventën e të drejtave të njeriut. Historia e shqiptarëve ka gdhendur gra të fuqishme, si mbetereshë Teuta, Tringë Smajli, Shotë Galica etj… BDI theu tabutë për përfaqësimin e grave në politikë, deputetja e parë shqiptare në Kuvend ishte Teuta Arifi, për të pasuar me drejtoresha e ministre. Sot ne jemi 6 gra nga 15 deputet të BDI-së. Mbase për të qenë e sukseshmë mund të jetë e vështirë por jo e pamundur. Jemi të vetëdijshëm së gruaja has në sfida të ndryshme, sfida ndërmjet, familjes dhe jetës profesionale. Në pak reshta nuk mund të përfshi gjithçka që duhet për gratë. Të dashura zonja, andaj angazhohuni sepse më të njejtin përkushtim siç rrisni fëmijët tuaj, ashtu mund të kontribuoni në shoqërinë tonë. Gruaja është qafa që drejton kokën, shtylla që drejton shtëpinë e poashtu dhe shtylla që drejton shtetin, shtoi Bekteshi Shaqiri.

Merita Mustafai – Kryetare e Forumit të gruas BDI Tetovë

E vlerësuar si qenia më aktive e njerëzimit, gruaja ka dëshmuar se është e zonja për tëudhëhequr procese. Prania e gruas në politikë tregon një fuqi më shumë, sepse gratë vendosin paqen. E kam për obligim moral që kryetarit Ali Ahmeti t’i jap porosinë që gratë janë së bashku me ju në frontin për Bashkimin Europian. Kemi shumë gra të përgaditur nga të gjitha gjeneratat, që janë të gatshme për të përballuar sfidat dhe çuar proceset përpara. Gratë janë palca dhe gardiani i kombit. Duhet të punojmë sot që nesër pasardhësit tanë të jenë krenar më në që punuan e sakrifikuam sot që ata të kenë një jetë më të mirë. Faleminderit të gjitha grave që nuk u kursyen e as nuk u dorëzuan kurrë, tha Mustafai.