Ali Ahmeti: Pas motos “Bashkë për Europë” është një mision i tërë

Pas eventit tek Forumi i gruas, kryetari i BDI Ali Ahmeti ka vazhduar takimin me qytetarët e Tetovës me banorët e vendbanimeve Xhermë, Xhepçisht, Poroj dhe Drenovec. Para të pranishmëve, krahas kryetarit Ahmeti fjalim rasti kanë mbajtur edhe sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, deputetja Rina Ajdari, kryetari i degës së BDI Gostivar Valdet Xhaferi si dhe drejtori i Rezervave Shtetërore Resi Abdurahmani,

Ali Ahmeti – Kryetar i BDI

Shqiptarët gjithmonë kanë pasur dinjitet ndaj kanë dëshmuar se janë dalëzotës të vendit të vet. Në gjithë këto vite nuk kam regjistrur asnjë humbje, ndaj shumë gazetarë më pyesin se ku qëndon çëlësi i suksesit? Sukses ky i cili nuk ka munguar as në veprimtarinë ilegale politike. I thash gazetarit hajde në Zajaz dhe e futa në zyrën time të punës, e pa Adem Jasharin, librat e bibliotekës sime e poashtu edhe shkopin me të cilin dikur kam ruajtur dhentë. I thash se tek kjo zyrë fillon çëlësi i suksesit tim, që nuk e harroj as të kaluarën e as idealin për kombin tim, sepse shqiptarët për çdo arritje kanë derdhur djersë e gjak. Mund t’i ndaj dy gjëra që në i kemi fituar. E para, kur vjen vera korriku dhe gushti vendet tona janë kuq e zi me flamura që marrin nuse, kur do të ndërtohet tashmë objekti i Universitetit Nënë Tereza, kur shoh Universitetin e Tetovës dhe këto janë avansime. Tek e dyta përfshi edhe ministrat, zëvendësministrat e drejtorët tanë që më bëjnë të jem faqëbardhë edhe karshi ndërkombëtarëve. Pas motos “Bashkë për Europë” është një mision i tërë, duke nisur nga ideja se si t’i ndalojmë të rinjtë të dalin në mërgim e si t’i kthejmë të tjerët sërish në vendlindje. Ne duhet të bëjmë sacrificë, të përafrojmë standardin tonë më BE-në, sepse funksionet shkojnë e vijnë por misionet mbesin. Ndaj edhe bashkëqytetarët maqedonas duhet bashkohen me ne e jo të thonë: Na e morën shtetin shqiptarët, jo, ne nuk e morëm sepse ky vend është edhe i joni dhe ne dimë ti dalim zot! Unë jam shumë i sigurtë që do ndërtojmë front pro europian, të shohim çfarë shërbimi mund të i’u bëjmë njerëzve dhe të ua mundësojmë të jetojnë këtu në vendin e tyre. Ndaj ne duhet të jemi të hapur, të punojmë pa hile dhe të kemi mision kryesor ndërtimin e këtij fronti. Po bëhen shumë projekte por mund të përmend korridorin 8 si pikë strategjike ekonomike dhe lëvizje më të lirë. Unë them lë të bëhet edhe vetingu, sepse jemi lodh me akuza për vjedhje, ndaj duhet përgjegjësi dhe transparence, deklaroi Ahmeti.

Faton Ahmeti – Sekretar gjeneral i BDI

Në këto takime tradicionale, kemi kënaqësinë që të kemi në mesin tonë liderin Ali Ahmeti, vizionarin dhe prijësin e proceseve madhore, i cili tashmë synim ka që vendin ta sheh në BE. Jo rastësisht idejat e z. Ahmeti përkrahen, sepse edhe populli e sheh veten pjesë në BE. Jemi ne ditën e katërt tashmë dhe po shpalosim ide e po dëgjojmë mendime qytetare, ndaj edhe sonte jemi këtu për të dëgjuar zërin tuaj për një BDI më të fuqishme drejt rrugës së integrimit të vendit, tha Ahmeti.

Jeton Shaqiri – Ministër i Arsimit dhe Shkencës

Në vitin 2001 isha nxënës në shkollë fillore në Strugë dhe në ate kohë pyesnim prindërit se çfarë po ndodh, sepse dëgjonim për luftë e për Shipkovicën dhe at ana thonin se kohë të mira po vinë për në, kohë të mira për shqiptarët. Pra, nga viti 2001 erdhi koha e shqiptarëve, nisur nga marrëveshja e Ohrit dhe proceseve të rëndësishme. Në vitin 2004 kur unë duhet të mbaroja shkollën e mesme, erdhi dhe zyrtarimi i Universitetit të Tetovës, veprim që na lehtësoj studimet në nëj universitet të zyrtarizuar. Kjo është koha e artë ku ne jetojmë, sepse pas UT-së, sot ne me plot mburrje ndërtojmë universitete të reja siç është dhe ai “Nënë Tereza”. Tanimë duhet të flasin universitetet, studentët e profesorët me kualitet sa më të lartë dhe me standard sa më pranë BE-së. Kjo periudhë e artë do vazhdoj edhe më tutje me punë dhe përgjëgjësi. Misionet janë shumë të rëndësishme ndaj duhet punë dhe përkushtim qe të flasin edhe brezat e ardhshëm për vitin 2022-2023 siç flasim ne sot për vitin 2001, sqaroi Shaqiri.

Rina Ajdari – Deputete

Jemi në prag të një hapi të rëndësishëm që nuk bëhët pa u bërë reformat në vend dhe ndryshimet kushtetuese, ky hap është integrimi në Bashkimin Europian. Ne shqiptarët gjithmoën kemi qenë pro-europian, dhe për këtë lideri ynë po vazhdon të përmbush një mision të rëndësishëm të kohës, ndaj nuk kan faj kur e quajnë Ali Ahmetin si rilindasin e fundit. Neve na duhet uniteti dhe bashkimi për ti tejkaluar sfidat, sepse në Ballkan shumë lehtë mund të ndizen zjarre, ndaj na prifte e mbara, theksoi Ajdari.

Valdet Xhaferi – Kryetar i degës së BDI Gostivar

Bëhen gjashtë muaj që kur realizuam procesin historik në bazë të parimit një anëtar një votë, ku anëtarësia pati rastin të zgjedh përfaqësimin e tyre dhe që nga ajo kohë dëgjoja fjalë që BDI më këtë proces siguroi jetëgjatësi politike. Më këto takimë që po bëhën tani në Tetovë pas Gostivarit, më gëzon prezenca masovike e njerëzve, me ç’rast lideri ynë del dhe bisedon me bashkëqytetarët. Unë dhe Fatoni kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm për unifikim të degëve tona dhe kemi pasur gjithmonë përkrahjen e kryetarit, tha Xhaferi.

Resi Abdurahmani – Drejtor i Drejtorisë për Rezerva Shtetërore

BDI në rrugëtimin e saj është përballur më të gjitha sfidat dhe ka dalë me sukses duke i realizuar. Përshëndes rininë e BDI-së e cila u rrit në BDI dhe tanimë mbajnë detyra me përgjëgjësi shtetërore, duke na bërë krenar më arritjet e deri tanishme. Çdo ditë që vjen bëhët avancimi i shqiptarëvë në Maqedoni dhe kjo na bën krenar. Në gjithë këto vite janë themelu institucione që udhëhiqen nga shqiptarët. Kur Ali Ahmeti bëri deklaratën për Ukrainën, shuëm skeptik e morën në forma të ndryshme, mirëpo z. Ahmeti vërtetoi se ishte largpamës dhe vizionar jo vetëm në politikën vendore. Jetojmë në periudhe krize, ndaj kërkoj të jemi sa më unik dhe solidar, me të kujdesshëm dhe vetëm kështu do të kalojmë sfidat dhe do dalim më të forte, tha Abdurahmani.