Do të ketë debat publik për Ligjin për paga

Ligji i pagave është diçka që e kam paralajmëruar vitin e kaluar dhe qëllimi është që të futet konsistenca dhe harmonizimi hierarkik i pagave në sektorë të ndryshëm dhe ndërmjet sektorëve të ndryshëm. Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u ngarkuan me hartimin e Ligjit për Pagat që do t’i adresonte këto çështje dhe i njejti është i vendosur në ENER. Pas përfundimit të debatit publik që do të mbahet në javët në vijim, është e mundur të qasemi në përgatitjen e zgjidhjes përfundimtare ligjore, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ai tha se mendon se zgjidhja e re ligjore do të mbështetet nga të gjithë përfaqësuesit e partive politike në Kuvend.

“Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u ngarkuan me hartimin e Ligjit për paga që do të trajtojë çështjet e vendosjes së konsistencës dhe harmonizimit të caktuar hierarkik të pagave, sipas fushave në të cilat rregullohet. Ata e kanë përmbushur pjesën e parë të detyrës së tyre, kanë përgatitur një zgjidhje ligjore që është vendosur ENER-it dhe të cilën tash mund ta shqyrtojnë të gjithë, tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit pas takimit me Sindikatat e Pensionistëve të Maqedonisë së Veriut. / pressonline.mk