Batusha: Asociacioni nuk është pika kryesore e marrëveshjes (VIDEO)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, i ftuar në “Info Magazinë” në Klan Kosova, ka thënë se asociacioni nuk ëhstë pika kryesore e marrëveshjes.

Ai u shpreh se kjo është një ndër 33 marrëveshjet e nënshkruara gabimisht në vitin 2013

“Nuk është asociacioni pika qëndrore e marrëveshjes, është një ndër 33 marrëveshjet e nënshkruara gabimisht në vitin 2013, prej 33 marrëveshjeve, vetëm kjo marrëveshje është hedhur poshtë, është gjetur si shkelje kushtetuese nga gjykata”, u shpreh ai.

Batusha ka thënë edhe se subjektet politike opozitare duhet të kenë qëndrime të qarta sa i përketë bisedimeve Kosovë-Serbi.

Ai u shpreh se duhet të ketë një unifikim sa i përketë qëndrimeve në raport me Serbinë.

“E rëndësishme për ne është që diskutimet që bëhen, ose konkluzionet që nxirren të bëhen të ditura edhe për organet e shtetit, pra për qeverinë në këtë rast dhe sidomos subjektet politike opozitare të kenë një qëndrim të qartë sa i përketë këtyre bisedimeve dhe çështjeve që diskutohen në këto bisedime, sepse duhet të kemi një unifikim sa i përketë qëndrimeve në raport me Serbinë”, tha ai.

Batusha tutje u shpreh se çdo debat që bëhet me Serbinë është që të kemi një marrëveshje, siç tha ai, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, përcjell Klankosova.tv.

“Fjala është për një marrëvëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, prandaj deklarimet e subjekteve politike, qëndrimet sidomos të tyre duhet të jenë më të qarta. Qëllimi është për marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare. Prandaj, vullneti dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të institucioneve në çdo debat ose dialog që bëhet me Serbinë dhe me ndërmjetësuesit është që të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare”, u shpreh ai.