Ambasadori bullgar në vend, Angel Angelov, mund të kthehet në Shkup kur të krijohen kushtet e duhura për këtë, tha sot ministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Nikolaj Milkov.
Nëse fillon një dialog i nivelit të lartë, në të cilin duhet të marrë pjesë edhe ai, ambasadori mund të kthehet në çdo moment, shtoi Millkov në një konferencë për media ku informoi për aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
Duke komentuar deklaratën e shefit të diplomacisë, Bujar Osmani, se vendimi për të ftuar ambasadorin Angelov në konsultime në Sofje ishte një veprim i pabazuar, i paargumentuar dhe disproporcional, Millkov tha se një procedurë e tillë pasqyron bindjen e Bullgarisë se situata ka shkuar shumë larg. ” dhe se “një masë e tillë është e nevojshme.”
“Nëse Republika e Maqedonisë së Veriut konsideron se thirrja e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Angel Angelov, është joproporcionale, ndoshta nuk e kuptojnë seriozitetin e situatës”, tha Millkov.
Sipas tij, në këtë moment është e nevojshme që ambasadori Angelov të jetë në Sofje “për të sqaruar një sërë qasjesh” në lidhje me politikën bullgare ndaj vendit.
“Masa është e koordinuar në nivelin më të lartë. Kjo nuk është diçka që është vendosur rastësisht vetëm në nivel të Ministrisë së Jashtme. Kjo është një përgjigje kombëtare”, shtoi Milkov.