Kosova është përfshirë nga një valë e madhe vërshimesh javën e kaluar në disa zona.
Lidhur me dëmet e shkaktuara, të enjten u organizua një mbrëmje humanitare e transmetuar në disa televizone, ku përmes telefonatave live janë bërë donacione të ndryshme për të prekurit nga vërshimet.
E përveçse ka pranuar telefonata me donacione nga të tjerët, reperi ferizajas ka bërë edhe një dhurim personal nga pasuria e tij për këtë kauzë.
Ai ka bërë të ditur se ka vendosur të ndajë nga xhepi i tij plot 20 mijë euro, të cilat do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga vërshimet, kryesisht në komunat: Skenderaj, Klinë, Pejë, Istog e Mitrovicë.