Neurologjia është plot me të rinj që kanë pësuar goditje në tru dhe nuk kanë pasur probleme me zemrën apo presionin e gjakut, diabetin apo gjendje të tjera të rrezikshme, thonë neurologët.
Personat e moshës 20 deri në 30 vjeç, të cilët deri dje funksiononin normalisht, tani janë pacientë tanë dhe numri i tyre po rritet dita ditës, thotë dr. Dragana Petrovska-Cvetkovska. Sipas mjekëve, kjo zhvendosje e kufirit të moshës për goditjet në tru është e lidhur me pandeminë, pasi faktet thonë se në të ashtuquajturën post Covid periudhë, ka shumë më tepër pacientë edhe shumë më të rinj.
Viruset, si infeksioni Covid, janë shkaktarë të sëmundjeve neurologjike autoimune që janë gjithashtu në rritje dhe muajt e fundit, thotë Prof. Dr. Ivan Barbov, po diagnostifikojmë më shpesh fëmijë me multipleks sklerozë.
Ndërkohë që ka një fluks pacientësh me sëmundje neurologjike nëpër spitale, neurologët kërkojnë që të mos harrohen ata me sëmundje të rralla, si ata të diagnostikuar me neuromyelitis optica, një sëmundje inflamatore autoimune e sistemit nervor që rezulton me paaftësi. Për nder të nëntë pacientëve që tashmë janë konfirmuar në Maqedoni, shumica prej tyre gra të moshës 20 deri në 30 vjeç, në parkun e qytetit u mbollën 9 pemë qershie japoneze.