U deshën 120 minuta për të vendosur fituesin e Derbit të Madridit, duke përcaktuar kështu edhe se cili ekip do të shkonte në fazën gjysmëfinale te Kupës së Mbretit në Spanjë. 120 minuta betejë në fakt në Santiago Bernabeu që u mbyll 3 me 1 në favor të Realit kundër rivalit historik Atletico.
Një ndeshje me dy fytyra në fakt. Një pjesë e parë më ritëm të ulët e cila u zgjidh përmes një goli të skuadrës së Simeones, shënuar nga një ish-i madh si Alvaro Morata në minutën e 19.
Të vetmet përpjekje për të kërcënuar portën mike në këtë pjesë u bënë nga Valverde, por pa rezultat. Në pjesën e dytë Reali ishte tjetër skuadër. Ureuguajani Valverde i shkoi shumë afër barazimit në minutën e 53, mirëpo atë që së bërë ai, e bëri në fakt Rodrigo në minutën e 79.
Fortesa e Los Colchonero ra për meritë të një super aksioni individual nga sulmuesi brazilian që mund Jan Oblak.
Ndeshja shkoi në shtesë aty ku Atletico në minutën e 99 mbeti me lojtarë pas dy të verdhave të Savic. Reali e shfrytëzoi avantazhin numerik dhe përmbysi shifrat me anë të Benzema pak minuta më vonë. Në frymën e fundit Vinisius vulosi gjithçka duke shënuar golin e rezultatit final 3 me 1.
Në sfidën tjetër Atletik Bilbao siguroi gjithashtu kualifikimin për në gjysmëfinale pasi mundi 3 me 1 në Mestaja, Valencian vendase.
Iker Munjain hapi serinë e golave për baskët në minutën e 35, autogoli i De Margos pak çaste më vonë baraspeshoi shifrat, mirëpo Niko Ulliamas ktheu në avantazh Bilbaon në fundin e pjesës së parë. Në të dytën erdhi edhe goli i sigurisë me autore Vesga për miqtë.