Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të publikojë sot (e premte) këngën e saj më të re “You Only Love Me”.
Kjo këngë e rikthen atë në muzikë pas një mungese të gjatë në aspektin e prurjeve muzikore.Ndërkaq, përveç këngës së re, Ora do të sjellë këtë vit edhe albumin e tretë një karrierën e saj, i cili vjen pas një periudhe pesëvjeçare nga albumi i saj “Phoenix” (2018).
Kënga është një dedikim dashurie për partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi, me të cilin ajo u martua vitin e kaluar.
Në një intervistë të fundit për revistën British GQ, Rita është pyetur se kur e kuptoi që regjisori me origjinë nga Zelanda e Re ishte i duhuri për të.