Reagon FR-BDI -Kërçovë për “Grupin e Zjarrit”, “Herën tjetër mos hajdeni pa të zotin e shtëpisë”

Forumi Rinor BDI – Kërçovë ka hedhur kritika ndaj “Grupit të Zjarrit” për takimin që e kanë mbajtur në Kërçovë pasi kanë ardhur pa të zotin  e shtëpisë  pra pa Ali Ahmetin.

Sipas tyre ky takim ka qenë i mbushur me njerëz të Lëvizjes BESA dhe qytetarë nga Shkupi.

“Herën e ardhshme kur të dëshironi takim me aktivistat e BDI-së në Kërçovë mos hajdeni pa të zotin e shtëpisë! Përndryshe çdo takim do e kaloni si sonte; me Lëvizjen Besa dhe me qytetarë nga Shkupi.

Gjithsesi kërçovarët gjithmonë ju kanë nderuar dhe respektuar, duke filluar nga Ali Ahmeti e deri te aktivisti i thjesht i BDI-së në Kërçovë, por duhet ta keni parasysh se respekti duhet kthyer me respekt dhe nderi me nder!

Në Kërçovë ka pasur dhe gjithmonë do të ketë vetëm një BDI; ajo e Ali Ahmetit!” thuhet ne ragimin e FR-BDI Kërçovë.