Operacioni “Fijet” është shtrirë sot në territorin e komisariatit nr.5 dhe 6 në Titanë. Në Kamzë dhe Zall-Mner deri me tani mendohet të jenë çmontuar nga forcat e policisë rreth 40 kamera.
Një zonë problematike është edhe ajo e Astirit në territorin e komisariatit nr.6n ku forcat e policisë po operojnë në terren, për heqjen e kamerëve nën kontrollin e grupeve kriminale.
Sipas burimeve në qarkun e Tiranës janë identifikuar rreth 100 kamera të tilla të cilat do të hiqen brenda ditëve të para të kësaj jave. Deri më tani në rang vendi janë çmontuar rreth 200 kamera të vendosura kryesisht nga persona me precedentë panal, të cilët dyshohet se monitoronin lëvizjet e policisë por dhe rivalëve.