Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Ava Max, ka publikuar pak ditë më parë albumin e saj më të ri me titull “Diamonds & Dancefloors”.
Reklama
×
Albumi i zhanrit ‘dance’ dhe ‘pop’ është pritur mirë nga publiku dhe menjëherë është ranguar lart në top listat ndërkombëtare.
Aktualisht, albumi i artistes me origjinë nga Shqipëria është i dyti më i dëgjuar në nivel global.
Ai madje ka lënë prapa edhe albumin e shumë diskutuar këngëtarit Sam Smith, “Gloria”, i cili ende nuk është publikuar i plotë.